Momenti kur raketat ruse bien mbi Chernihiv, sa viktima janë deri më tani

Një shpërthim i madh ndodhi ditën e sotme në Chernihiv.

Numri i të vdekurve pas shpërthimit në Chernihiv ka arritur në 22 persona.

Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët ukrainas, të cilët shtuan se tentativat për të marrë Kievin prej ditësh po rezultojnë të dështuara për Vladimir Putin, që prej 24 shkurtit urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Së fundmi raketat ruse kanë goditur një godinë banimi në Borodyanka, shumë pranë Kievit. Me qindra viktima civile janë raportuar që prej fillimit të pushtimit në Ukrainë.

Këto veprime ndaj popullsisë civile vijnë në një kohë që Putin po përballet me një rezistencë të fortë në Ukrainë dhe nuk po arrin që të pushtojë Kievin./albeu.com/


Shtuar 3.03.2022 17:31