Indi, 41 vjeçari gjen një krokodil në tualet
Pëlqej
Ndonëse në fillim nuk u besua, një foto që u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, vërtetoi faktin se një krokodil është gjetur i gjallë në tualetin e një 41 vjeçari.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Indi dhe se të shokuar kanë ngelur familjarët dhe fqinjët e 41 vjeçarit, të cilët nuk dinë se si krokodili ka kaluar pa u parë më herët, ndësa në fund është drejtuar në tualet.

41 vjeçari Kalpesh Patel, është shokuar kur në tualetin e shtëpisë së tij, qëndronte i fshehur një krokodil. "Në fillim nuk po i besoja syve të mi, por as familjarët apo fqinjët nuk më besuan, derisa erdhën dhe e panë krokodilin në tualetin e shtëpisë", ka thënë ai.

Me ndihmën e specialistëve për kafshët e egra, e transportuan krokodilin në liqenin pranë fshatit ku u gjet. /albeu.com/
Shtuar më 01/08/2014, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori