Rama tha se nuk i njeh, Këlliçi i nxjerr videon: Ja ku jeni me Stela Gugalljën

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk njeh biznesmenët që janë në kërkim, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Stela Gugalljën.

Por, deputeti Belind Këllici, i ka nxjerrë Ramës një video ku shihet në një ceremoni në inceneratorin e Elbasanit, pranë Gugalljës.

Rama vazhdon të mohojë njohjen me ta, duke thënë se ka qenë në shumë biznese dhe se nuk mban dot mend çdo njeri që takim.

Këlliçi: A mundet të ma shpjegoni se mbase jam unë naiv, kam 3 vite që flas, aferën më të madhe kriminale të 30 viteve? Si ka mundësi që 3 bashkëpuntorët sot janë shpallur në kërkim nga drejtësia në vend. Koka ndodhet në burg dhe nëse jeni krenar që e keni udhëhequr këtë revolucion? Pse nuk vijnë të dëshmojnë ata e të jenë krenarë si ti?

Rama: Ju keni folur për aferë shekulli. Ju thoni janë vjedhur 430 milionë euro. Sot me gojën e vet Tabaku pohoi se nuk na qenka tamam kështu

Tabaku: Jam këtu, s’kam nevojë të citohem.

Rama: Unë nuk i njoh, nuk i kam takuar ndonjëherë, të kem shkëmbyer ndonjë gjë. Këta po kërkohen sepse prokuroria dyshon për një aferë korruptive midis ministrit dhe këtyre se kanë ndarë para. Kjo është akuza. Flitet për një shumë që është midis tyre dhe ata si njerëz adult janë përgjegjës para ligjit. Ju siguroj se unë nuk gëzohem dot për askënd që përfundon para hekurave por për mua ky proces që ndodh sot është proces historik, edhe për këtë ballafaqim por edhe se kemi një drejtësi që ka filluar të bëjë gjëra që më parë nuk imagjinoheshin,

Këlliçi: Kam një video këtu në inagurimin e inceneratorit të Elbasanit që jeni nën shoqërinë e tyre.  Ja ku jeni se jeni 2 metra, marshallah, Sapo thatë që nuk i ke takuar.

Rama: Unë kam shkuar në shumë biznese dhe ka njerëz që kam folur kanë ndenjur mbrapa. Është si të them unë është një foto e djalit të liderit historik me kriminelë.