Pas komplimentit të parë kur i thanë se kishte një ngjashmëri me
Kate Middleton, ajo menjëherë nuk nguroi të sillej si ajo. Ajo ka vite që mendon ti ngjajë deri në detaj
Kate Middleton, nga garderoba deri tek sjellja.
Avokatja e cila e ka vlerësuar për vite me radhë këtë kompliment, e ka kthyer në një qëllim më vete që të jetë "binjakja" e saj.
Christina Spencer që në moshën 21-vjeçare kur i thanë se kishte një ngjashmëri me Dukeshën e Kembrixhit, është kujdesur që vërtet të duket si ajo.
Tashmë është 26-vjeçe, një avokate e zonja në Brighton në Britaninë e Madhe dhe mendon se karriera e saj mund të jetë më e suksesshme nëse ajo vazhdon t’i ngjajë Dukeshës.
“Të të thonë se i ngjan Dukeshës së Kembrixhit
Kate, nuk besoj se ka kompliment më të bukur se ky”, ka thënë ajo. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014,
ora 14:37