Zbulohet qyteti i njohur ku do negociojnë delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës (FOTO LAJM)

Rusia siguroi sot se delegacioni i saj do të shkojë në qytetin e Bjellorusisë, Gomel, pranë kufirit me Ukrainën, për të negociuar një ndërprerje të mundshme të armiqësive me Ukrainën, e cila do ta kishte pranuar takimin.

Sipas kreut të delegacionit rus, Vladimir Medinski, ata po shkojnë nga Minsku në Gomel, dhe një mision ukrainas po bën të njëjtën gjë nga Kievi.

“I gjithë delegacioni ynë tani po niset për në rajonin e Gomelit”, tha negociatori rus, i cituar nga agjencia TASS. “Për momentin po punohet rruga për të zgjedhur vendin në rajonin Gomel ku do të garantohet siguria maksimale për palën ukrainase”, tha Medinski, marrë nga Mundo Deportivo.

Sipas agjencisë zyrtare bjelloruse Belta, negociatat janë planifikuar të zhvillohen “në rajonin Gomel, në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.”

“Lukashenko e telefonoi Putinin dhe i kërkoi të mos tërhiqte delegacionin rus sepse ai mori sinjale nga pala ukrainase, e cila shprehu gatishmërinë e saj për të udhëtuar në rajonin e Gomelit për bisedime”, tha Peskov.

Ukraina e konfirmon

Ukraina ka konfirmuar këtë të dielë se po dërgon një delegacion për të negociuar me Rusinë në kufirin ukrainas-bjellorusi, përgjatë lumit Pripyat, njoftoi zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me atë rus pa parakushte në kufirin midis Ukrainës dhe Bjellorusisë , pranë lumit Pripyat”, sipas kanalit zyrtar Telegram të Zelensky. /albeu.com/

Trains from Gomel, Belarus - Check in Price

 

 


Shtuar 27.02.2022 20:01

Tags: ,