“Arma sonike” përdoret në Lojërat Olimpike
Një pajisje që mund të përdoret edhe si “armë sonike” do përdoret në Londër gjatë Lojërave Olimpike. Këtë gjë e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjes në Britaninë e Madhe.

Sipas BBC, Long Range Acoustic Device (LRAD) mund të përdoret për të dërguar mesazhe verbale në një distancë të largët, por edhe mund të dërgojë sinjale që mund të shkaktojnë dhimbje dhe mund të të shurdhojnë.

Kompania që e ka prodhuar këtë pajisje, me qendër në San Diego, e ka shitur atë më parë tek ushtria amerikane, që e ka përdorur në Irak për të kontrolluar turmat.
Shtuar më 12/05/2012, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori