Anembanë botës duke udhëtuar, çifti kthehet pas 16 vitesh
Pëlqej
Një çift irlandez kanë treguar eksperiencën më të bukur të jetës, ndërsa kanë udhëtuar rreth botës për plot 16 vite. Një udhëtim që ka nisur në vitin 1998 e që zgjati plot 16 vjet, sipas tyre ishte eksperienca më e bukur.

Filloi si një udhëtim i thjeshtë me anijen e tyre të peshkimit, destinacioni ishte Spanja. Pas mbërritjes në vendin Iberik, ata ndryshuan mendje dhe vendosën të vizitojnë 51 shtete të botës.

“Ne kemi pasur fatin të shohim planetin tonë në një mënyrë të mrekullueshme. Nuk e kishim planifikuar të udhëtonim nëpër botë, por duke dëgjuar për vende të ndryshme, na vinte dëshira t’i shikonim. Dhe pa e kuptuar, u bënë plot 16 vite”, ka deklaruar 60 vjeçarja Jane Green. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 17:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori