A shohim të gjithë ne të njëjtat ngjyra?
Ngjyrat padyshim që janë përcaktuar nga njeriu dhe janë pranuar në përgjithësi nga e gjithë bota. Por a shohim të gjithë të njëjtat ngjyra? Si duket jo.

Disa eksperimente online kanë vërtetuar që njerëz të ndryshëm shikojnë ngjyra të ndryshme dhe kjo ndodh për shkak se disa njerëz kanë vështirësi për të dalluar ngjyrat.

Duke lënë mënjanë këto probleme, nëse përvoja juaj me të kuqenështë e njëjtë si e një tjetër personi, kjo është një pyetje e ndërlikuar filozofike, sepse ne kurrë nuk mund të dijmë realisht eksperiencën subjektive të tjetrit.

Ajo që është e sigurtë, është se i njëjti objekt mund të perceptohet si me një ngjyrë të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, në varësi të supozimeve që truri i gjithësecilit bën për ndriçimin në sfond, shkruan Bota.al.

Mjafton të shikoni debatin e fortë që u bë në Internet në vitin 2015 për një fustan me shirita – ishte i bardhë dhe ngjyrë ari, apo blu dhe i zi. /albeu.com/

Shtuar më 04/01/2017, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori