Zyrtarizohen kuotat për universitete, 12 mijë studentë më pak
Pëlqej
Për vitin e ri akademik 2014-2015, kuotat e pranimit të studentëve në universitete tashmë janë zyrtare. Qëndra e Botimeve Zyrtare ka botuar një ditë më parë në fletoren zyrtare, vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, lidhur me kuotat dhe tarifat e reja për të gjitha degët e universiteteve.

Në total janë 19.726 kuota për të gjitha universitetet dhe fakultetet publike në Tiranë dhe në rrethe, duke i reduktuar gati 12 mijë më pak se vitin e kaluar. Ndërkaq, vitin e kaluar ishin 31 mijë kuota, sot universitetet do të pranojnë 11 268 studentë më pak.

Kuotat e pranimit
a) Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe për programet e integruara të studimit të ciklit të dytë 19,166
b) Kuota për program të dytë studimi 200
c) Kuota për transferim studimesh 300
ç) Kuota për shtetasit e huaj 60

Këtu përfshihen dhe:
d) Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit 600
e) Kuotat për të verbërit 15
f) Kuotat për romët dhe ballkano-egjiptianët 20
g) Kuotat për invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë 15
j) Kuotat për jetimët 15

“Në kuotat e propozuara janë marrë parasysh këto faktor; (i) kërkesat e vetë universiteteve bazuar në kapacitetet e tyre pritëse (ii) analiza e programeve me performancë të ulët nga viti akademik 2013-14. (iii) analiza e programeve me numër të ulët të studentëve të regjistruar në vitin akademik 2013-2014 si edhe (iv) gjetjet paraprake të inspektimeve të kryera në IAL në kuadër të verifikimit të kritereve të ligjshmërisë (VKL)”, thuhet në njoftimin e MAS.

Tarifat
Tarifat e studimit që rrjedhin nga implementimi i këtij projektvendimi, do të kenë një efektet financiar prej rreth 512 milion lekë për IAL-të, ku krahasuar me vitin e kaluar akademik, parashikon një rritje prej 75.2 milion lekë më shumë për IAL-të të ardhura këto nga rritja e tarifës mesatare vjetore të studimit.

“Këto të ardhura do të rrisin mundësinë e IAL-ve publike, për rritjen e kapaciteteve mësimdhënëse dhe kerkimore shkencore, pajisjen me laboratorë kërkimorë dhe për investimin e individëve në arsimin e lartë publik”, thuhet në njoftimin e MAS.

Në këtë projektvendim, MAS thotë se ka aprovuar një rritje të moderuar të tarifave, por në një nivel më të ulët se kërkesat e vetë IAL-ve për rritje të tarifave të studimit. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori