Rrahën vjehrrin dhe vjehrrën, arrestohet nusja dhe djali në Greqi

Foto ilustruese

Një çift i moshuar në Trikala të Greqisë kanë denoncuar në polici djalin e tyre dhe nusen për dhunë.

Të moshuarve përfunduan në spital, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, pasi i biri dhe nusja i rrahën pa mëshirë.

Mesa duket kjo nuk ka qenë hera e parë që të moshuarit janë dhunuar nga nusja dhe djali, pasi kjo ka ndodhur dhe në të kaluarën sipas tyre, shkruajnë mediat greke.

Ndërkohë mësohet se nusja dhe djali i çiftit rezultojnë të zhdukur që prej ditës së premte, 9 shtator, me autoritetet greke që janë vënë në kërkim të tyre.