Brozoviç bën gati “valixhet”, pas Championsit largohet nga Inter

Mesfushori kroat Marselo Brozoviç mund të largohet nga Interi në merkaton e verës.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se ai mund të shitet për t’ju garantuar zikaltërve buxhetin e duhur për të bërë një blerje të madhe në mesfushë.

Në rast të një oferte të drejtë, askush nuk do ta kundërshtonte largimin e tij dhe Çalhanoglu do të merrte frenat e mesfushës në dorë.

PSG-ja dhe Njukasëlli janë dy nga ekipet të cilat do të donin përfitimet e kroatit.


Shtuar 1.06.2023 16:54