ZYRTARE/ Një vajzë 4 vjeçare preket nga koronavirusi në Itali
Një vajzë vetëm 4 vjeçare është personi i fundit i konfirmuar me koronavirus në Itali.

E mitura është nga zona e Castiglione d’Adda. Një vend shumë afër shpërthimit të virusit, në Lombardi.

Deri tani numërohen 11 viktima, ku viktima e fundit u rregjistrua dje. Ajo ishte një e moshuar 76 vjeçare e cila ndërroi jetë në spital. Sipas shpërndarjes, 9 viktima janë në rajonin e Lombardisë, ndërsa dy viktima numërohen në Veneto.

Kujtojmë që edhe në vendet kufitare me Italinë janë rregjistruar të infektuar me virusin vdekjeprurës. Në Zvicër është shënuar një person, ndërsa në Austri 2 të tillë. Pikat kufirtare të Italisë me vendet fqinje kanë kontroll të lartë.


Shtuar më 26/02/2020, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori