Më 3 dhjetor do të nisë gjykimi ndaj ish prokurores
speciale Katica
Janeva dhe
Bojan Jovanovskit të njohur si Boki 13 si dhe
Zoran Milevski–Kiçeec, të akuzuar për
rastin Zhvatja. Lënda i është ndarë gjykatëses Vaska Nikollovska – Nasevska.
Gjykata Penale
“Për shkak të interesit të madh të mediave të cilat e ndjekin gjyqësorin, e informojmë publikun se lënda KOK nr.116/19 kundër B.J., K.J. dhe Z.M. në përputhje me sistemin elektronik AKMIS i është ndarë gjykatëses Vaska Nikollovska – Nasevska. Diskutimi kryesor i lëndës do të bëhet më 13.12.2019 në ora 10, me ç’rast janë ftuar edhe palët”.
Janeva së bashku me
Bojan Jovanovskin dhe
Zoran Milevski –Kiçeec akuzohen në
rastin “Zhvatja” pasi kanë marrë ryshfet 1, 5 milionë euro nga biznesmeni Orce Kamçev, për të shpëtuar nga ndjekja penale në
rastin “Perandoria”.
Në fazën hetimore të rastit “Zhvarja” prokurorja Vilma Ruskovska e cila udhëheq me lëndën ka marrë në pyetje prokurorë, biznesmenë, politikënë dhe persona të tjerë që kanë pas kontakte me të dyshuarit. Si prova material prokuroria ka marrë edhe orenditë nga shtëpia e ish prokurores
Speciale Janeva si dhe sende të tjera të gjetura në shtëpitë e të akuzuarve dhe vendet e tyre të punës.
Në gusht të këtij viti gazeta italiane “La Verita” në edicionin on-line publikoi një video nga takimi i të dyshuarve në
rastin “Zhvatja”
Bojan Jovanovski dhe
Zoran Mileski-Kiçec me biznesmenin Jordan Kamçev. Në videon e publikuar, e cila është filmuar në shkurt të këtij viti, shihen euro të paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, ndërsa dëgjohet edhe një bisedë e Jovanovskit dhe Kamçevit për një lëndë të Prokurorisë
Speciale, në të cilën përmendej emri i prokurores
speciale publike Katica
Janeva. Në bisedën midis zhvatësit
Bojan Jovanovski dhe biznesmenit Orce Kamçev dëgjohet se si zhvatësi i premton biznesmenit se do të lirohet nga akuza në lëndën “Perandoria”.
Katica
Janeva dhe Boki 13 gjenden në paraburgim në burgun e Shutkës, ndërsa i akuzuari i tretë
Zoran Mileski-Kiçeec ndodhet në burg shtëpiak.
Shtuar më 13/11/2019,
ora 16:33