Arrigo Sacchi përmend tre arsye për suksesin e Juventusit në gjysmën e dytë të sezonit

Arrigo Sacchi, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka përmbledhur vitin për Juventusin, duke theksuar se në gjysmën e dytë të sezonit skuadra e Massimiliano Allegrit mund ta kthejë plotësisht situatën. Sacchi shpjegoi pse beson te Juve.

Një eksperiencë

“Në Kupën e Botës, lojtarët e Juventusit treguan forcën e tyre, veçanërisht Adrien Rabiot, i cili pati një turne të madh, edhe pse për shumë ishte një surprizë. Allegri ka djem me përvojë, të fortë fizikisht në pjesën e dytë të sezonit ky do të jetë një avantazh shumë i rëndësishëm.

Entuziazmi

Juventusi është i vetmi klub italian që punon me të rinjtë. Dhe këta talentë të rinj treguan entuziazëm, aftësi dhe bujari. Me ta, Juve mund të kishte befasuar të gjithë dhe të luftonte për vendin e parë në gjysmën e dytë të sezonit”.

Miretti, Fagioli, Ayling dhe Riccio mund të luajnë një rol të rëndësishëm në të ardhmen jo vetëm të ekipit, por edhe të futbollit italian”.

Të kthyerit

“Lojtarët e rëndësishëm për ekipin janë kthyer në formë: Chiesa, Di Maria, një nga yjet e Kupës së Botës, Pogba. Allegri do të duhet të dëshmojë se është në gjendje të bashkojë ekipin dhe të distancohet nga problemet jo-futbollistike. /G.D albeu.com/


Shtuar 24.12.2022 18:02