Zyra aplikimi për pasaporta edhe jashtë Shqipërisë
Komisioni i Ligjeve
Komisioni i ligjeve ka miratuar sot ligjin për aplikimin për pasaporta biometrike të emigrantëve që jetojnë jashtë vendit. Ligji i hap rrugë hapjes së katër zyrave për pasaporta biometrike në Itali dhe në Greqi. Projektligji u prezantua në komisionin e ligjeve nga zëvendëministri i brendshëm Fredinand Poni i cili theksoi se projektligji i vjen në ndihmë emigrantëve të cilët mund të aplikojnë për pasaporta në vendet ku punojnë. Ndërkohë komisioni i ligjeve e miratoi këtë ligj vetëm me votat e maxhorancës pasi përfaqësuesit e opozitës abstenuan. Sipas deputetit të PS-së Fatmir Xhafa opozita është parimisht dakort me ligjin por miratimi i tij po bëhet me vonesë.
Shtuar më 14/09/2010, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori