Zv.ministri i Brendshëm 'përplaset' me gazetaren për vrasjen e Jurgen Kurtit (VIDEO)
Pas vrasjes të 26-vjeçarit, Jurgen Kurti, zv.ministri i Brendshëm Besford Llamallari i ftuar në emisionin “Dritare" , është përfshirë në debat me gazetaren Klodiana Lala. Llamalari u shpreh se nuk merret me detaje investigative.

Besford Llamallari: Për rastin konkret nuk do ishte aspak korrekte të shprehem. Por, ka dy elemente që zbulojnë punën e policisë. Ka shumë raste të tjera, mbi të gjithë informacionet që vijnë nga publiku që e ndihmojnë policinë. Është rritur në mënyrë eksponenciale raportimet pranë komisariatit dixhital, gjë që ka çuar në më shumë urdhëra mbrojtës.

Klodiana Lala: A e kishte në supervijim policia për shkak të aktivitetit në biznes. A ishte 26-vjeçari kontingjent i Policisë së Shtetit dhe a mbahej në vëzgjim si eksponent kriminal. Besoj se e dini që bëhet fjalë për një rkim mafioz.

Besford Llamallari: Unë nuk jam shef i policisë as prokuror, por nëse do ja bënit këtë pyetje jam e sigurtë që kanë detyrimin ligjor të mos përgjigjen. Ne duhet të informojmë publikun të mos përhapim panik, do ishte e rëndë ndoshta ka ndodhur në të shkuarën që zv.ministri të merrej me detaje investigative. Nëse do ishim koleg do uleshim në kafe.

Rudina Xhunga: Zonja Arapi më shkruan. Nëna e Jurgenit do e kishte gjallë po të ishte dënuar për burrin dhe unë do e kisha gjallë burrin.
Shtuar më 20/03/2019, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori