Serbia është përfshirë orët e fundit nga moti i keq. Shumë
makina janë
bllokuar në rrugë të ndryshme si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës dhe akullit. Sipas “Nezavisne Novine” aksionit për të ndihmuar të bllokuarit nga debora i është bashkuar edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili është filmuar teksa po shpëton një fëmijë.
I shoqëruar nga ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Transportit, Vuçiç ka shkuar në autostradën, ku mbi 200
makina kanë mbetur të mbuluar nga bora. Ai ka urdhëruar të angazhohen helikopterët ushtarakë dhe policorë që do t’ju sjellin pije dhe ushqim njerëzve të
bllokuar. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2014,
ora 17:42