“Zoti na shpëtoftë!”, katastrofë humanitare nga uragani Irma në Karaibe (FOTO & VIDEO)
Evakuime masive kanë filluar ditën e sotme pasi uraganiIrma” u “përplas” mbi Karaibe duke sjellë erëra që i kalojnë 185m/ph.

Autoritet njoftuan se po bëhen gati për t’iu përgjigjur një “katastrofe të mundshme humanitare”, shkruan Mail Online, përcjell albeu.com.

Këtë mëngjes, syri i uraganit, me shumë mundësi katastrofik, vlerësohet të ketë qenë sa madhësia e Francës. Zyrtarët paralajmëruan qytetarët të këkojnë mbrojtje nga “kthetrat” e Irmës, më një deklaratë që përmbyllej me “Zoti na shpëtoftë të gjithëve!”, shkuan albeu.

Stuhia e cila tashmë ka hyrë në kategorinë e kategorisë së 5-të, që është niveli më i lartë i mundshëm, po arrin shpejtësinë e erës 300 km/h ndërsa përshkon mes Karaibeve.

Uragani më i fuqishm i Atlantikut fillimisht ka goditur Antigua dhe Barbuda, përpara se të lëvizte drejt Saint Martin dhe Saint Barthélemy./albeu.com/



Shtuar më 06/09/2017, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori