“Notre Dame de Paris” në Air Albania, Rama fton në podcast Elhaida Danin

Kryeministri i vendit, Edi Rama në episodin e radhës në Podcast ka zgjedhur të ftojë këngëtaren Elhaida Dani.

Kreu i qeverisë gjithashtu ka bërë me dije se të dielën, më 28 maj do të vijë për herë të parë në Shqipëri, spektakli më i shikuar në Evropë “Notre-Dame De Paris”.

Rama thotë se ky moment ishte shumë i mirëpritur dhe me vullnetin dhe këmbënguljen më në fund spektakli do të vijë në Air Albania Stadium në Tiranë së bashku me këngëtaren, Elhaida Dani.

“NOTRE-DAME DE PARIS, spektakli më i shikuar në Europë, me rekorde Guinnes për numrin e ndjekësve të tij, që prej 25 vjetësh vazhdon mbush plot arenat dhe kërkohet nga të gjitha moshat e kategoritë sociale, vjen të dielën më 28 maj në Air Albania Stadium në Tiranë, bashkë me yllin shqiptar, Elhaida Dani”- shkroi Rama.

Ndërkohë, në videon e publikuar nga kryeministri, këngëtarja thotë se Shqipëria e meriton të jetë pjesë e vendeve ku ky spektakël mbush arenat dhe kërkohet nga të gjitha moshat dhe kategoritë sociale.

Notre-Dame de Paris është një muzikal francez i kënduar i cili debutoi më 16 shtator 1998 në Paris . Ai bazohet në romanin Notre-Dame de Paris (i njohur në anglisht si The Hunchback of Notre-Dame ) nga romancieri francez Victor Hugo.

Notre-Dame de Paris, sipas Librit të Rekordeve Guinness, pati vitin e parë më të suksesshëm nga çdo muzikal ndonjëherë. Partitura është regjistruar të paktën shtatë herë deri më sot (2007): albumi origjinal i konceptit francez, i cili shfaqte këngëtarin izraelit Achinoam Nini (aka Noa) si Esmeralda u pasua nga një regjistrim i plotë dhe i drejtpërdrejtë i kastit origjinal të Parisit.


Shtuar 24.05.2023 16:01