E FUNDIT/ Zjarri në KZAZ-në e Shkodrës, Berisha: Zjarrin nuk e kanë vënë qytetarët, skenar stalinist
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se skenari i zjarrit në Shkodër, në KZAZ-në e materialeve zgjedhore është model tipik stalinist.

Sali Berisha: Qytetarët po mbrojnë rendin kushtetues. Në shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin. Zjarrvënës janë qeveritarët e mafias. Skenari i zjarrit është skenar tipik stalinist i nisur në Raishtag dhe i përcjellë në të gjitha etapat e tjera.

Qytetarët po mbrojnë dekretin e Presidentit. Që është në kushtetueshmëri të plotë. Përveç mafias shtetërore askush nuk mund ta vërë në dikutim.

Këta asgjësuan gjykatën kushtetuese. Presidenti është legjitim.
Shtuar më 18/06/2019, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori