Zjarret në Burrel e Bulqizë, procedohen penalisht 3 persona
Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Matit dhe Bulqizës, pasi dyshohen si shkaktarë të zjarreve në pyje, që kanë ndodhur ditën e fundit në këto zona.


Kështu S.T. dhe A.S., përkatësisht 17 dhe 16 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se kanë shkaktuar nga pakujdesia zjarrin në zonën e Kongrazhdit, njësia Administrative Komsi, Mat.

Këta persona kanë qenë duke djegur ferra e mbeturina, por zjarri ka dalë nga kontrolli si pasojë e erës së fortë, duke përfshirë dhe djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.

Po për të njëjtat arsye, është proceduar edhe shtetasi H.Z., 43 vjeç nga Bulqiza, pakujdesia e të cilit solli përfshirjen nga zjarri të pyjeve pranë aksit nacional në Fushë-Bulqizë.
Shtuar më 31/03/2019, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori