Zjarr masiv në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri
Pak më parë në Lukovë të Vlorës ka rënë një zjarr masiv, i cili ka djgur sipërfaqe të mëdha.Mësohet se zjarri vazhdon dhe ka djegur disa hektarë me pisha.Shkaku i rënies së zjarrit nuk është zbuluar ende, ndërsa autoritetet lokale kërkojnë ndërhyrjen nga ajri me ujë për shkak të përhapjes së shpejtë të vatrave të zjarrit.

Flakët janë ende aktive dhe rrezikohen ende të digjen hektarë toke.

Ditët e fundit temperaturat e lartra kanë sjellë zjarre të shumtë, megjithatë deri tani nuk janë regjistruar dëme në banesa ose të lënduar.
Shtuar më 15/08/2019, ora 19:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori