Zjarr i madh në stan, digjen 200 dele
Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm një stan në fshatin Viron të Finiqit.

Nga hetimet e para, zjarri ka rënë rreth orës 06:30 të mëngjesit, ka qenë aksidental.

Si pasojë e flakëve janë djegur rreth 200 dele dhe një sasi e konsiderueshme bazë ushqimore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 22/01/2021, ora 08:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori