Zjarr i madh në Qafë Shtamë, zjarrfikësja nuk ndërhyn dot
Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme malin e Xithit në parkun kombëtar të Qafështamës.

Sipas informacioneve paraprake, sipërfaqja e djegur është 4 hektarë, ndërsa është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Terreni i vështirë malor bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Në vendngjarje ndodhet forcat e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të cilat po përpiqen të neutralizojnë flakët.

Edhe pse akoma nuk ka një deklaratë zyrtare, dyshimet e para janë se zjarri është i qëllimshëm. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori