Zjarr i madh në Fier, rrezikohen banesat
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në pyllin me pisha të Darzezës. Nga raportimet e para mësohet se deri tani është shkrumbuar një sipërfaqe mbi 1 hektar.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëse të Fierit dhe të Ballshit për të bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

Zjarri po favorizohet edhe nga era. Në zonë ndodhen lokale dhe ndërtime provizore pranë plazhit, por deri tani nuk ka rrezik për këto objekte. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Shtuar më 29/03/2019, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori