Deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi ka njoftuar se dy vëllezër nga Kosova kanë ndërruar jetë në një diferencë prej tri ditësh nga njëri-tjetri.
Adnan Bucaliu ka vdekur
vetëm tri ditë pasi që i
vdiq edhe vëllai
Agroni.
Deputeti i PDK-së i cili kishte lidhje miqësie me Adnanin e ka përshkruar atë si shok e njeri me
zemër të madhe.
Ndërkohë familjarët në rrjetet sociale kanë shkruar dy vëllezërit kanë vdekur nga Covid-19.
Njoftimi
Lajm i rëndë
Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se
vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i
vdiq edhe vëllai,
Agroni.
Adnani ishte shok e njeri i mirë, me
zemër të madhe e të bardhë.
Gjithmonë ishte i veçantë, jo
vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.
Me
zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.
Adnani e
Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 11:28