Zhgënjen PAN, nuk hyn në sallën e kuvendit
Përsëri kanë zhgënjyer deputetët e koalicionit PAN, të cilët edhe pse e thirrën seancën për ditën e sotme, nuk morën pjesë në të, shkruan albeu.com.

Në këtë situatë Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci u detyrua ta shtyjë seancën për në orën 14.

Ndërkaq, deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri u shpreh për media nuk nuk e kishte idenë se çfarë po ndodh. Ai tha se nuk është përfshirë në marrëveshjet me Listën Serbe dhe ka nënvizuar përsëri se vetëm ka besim të kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj.

“Në këto lojëra nuk është përfshirë Behgjet Pacolli, lista serbe nuk me intereson, e rëndësishmë është që populli të kuptojë se kush po luan me këtë parlament” ka thënë Tahiri.

Kurse Shefi i Grupit të deputetëve të LDK-së dhe Alternativës Avdullah Hoti tha se është fatkeqe për vendin që për shkak të pazareve të ulëta nuk po mund të konstituohet Kuvendi

“Është një ditë fatkeqe për vendin kur dihet se është arritur ky koalicion me dakordimin e Beogradit”, tha Hoti pasi që kryesuesi Adem Mikullovci vendosi ta shtyjë seancën sepse munguan deputetët e PAN-it./albeu.com
Shtuar më 07/09/2017, ora 11:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori