Zhdukja e nënkryetarit të organizatës "Agimi i Artë", mediat greke: Po kërkohet në Shqipëri
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka reaguar për zhdukjen e Christos Pappas, nënëkryetarit të organizatës kriminale “Agimi i Artë”, i cili është shpallur në kërkim.

“Policia po bën punën e saj dhe Pappas do të dalë para drejtësisë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas. Mediat helene raportojnë se ai po kërkohet edhe në Shqipëri dhe sipas këtyre mediave në Shqipëri janë kontrolluar disa shtëpi dhe lokacione ku Pappas kishte patur kontakte ose kishte udhëtuar në të shkuarën.

Pappas ka zgjedhur të mos dalë para autoriteteve pas dënimit kundër formacionit nazist dhe tani Policia Greke po heton vendet e mundshme ku ai mund të jetë strehuar. Disa ditë më parë avokati deklaroi se ai ishte i vetëdijshëm për vendimin e klientit të tij për të mos u dorëzuar tek autoritetet.

Bashkë me Pappas, edhe një tjetër ish deputet i Agimit të Artë është në arrati, Ioannis Lagos, aktualisht anëtar i parlamentit Evropian që jeton në Bruksel dhe ka imunitet.

Lagos ishte i vetmi nga ish-ligjvënësit që nuk apeloi për një dënim me kusht. Christos Pappas u dënua me 13 vjet e 8 muaj burg, duke iu kufizuar e drejta për të dalë nga vendi, iu hoq pasaporta, si dhe ishte e i detyruar të paraqitej çdo muaj në Departamentin e Policisë.
Shtuar më 26/10/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori