"Zhdukin gjurmët e barutit dhe gjakut", Artan Hoxha nxjerr fotot e "çunave"
Gazetari Artan Hoxha ka bërë ironi me masat anti-covid si edhe veprimeve të grupeve kriminale për të zhdukur gjurmët e tyre pas ndonjë ngjarjeje të bujshme.

Përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook, ku duken anëtarët e një familjeje “të fortësh” nga Shkodra me armë dhe maska, Hoxha shkruan se ata i kanë ditur më herët masat për mbrotjen e vetes.

“Këta çunat, i paskan ditur me kohë këshillat anti-covid19. Paskan mbajtur maska në fytyrë. I lanin duart mirë e mirë, për më shumë se 1 minut pas përdorimit të armeve, madje me lëndë dizifektuese të posaçme për të fshirë gjurmët e barutit.
Menjëherë pas atentatit, i zhvishnin teshat dhe këpucët, i digjnin ose i lanin për të fshirë mbetjet e barutit, apo gjurmët e gjakut“, shkruan Hoxha.

Në fotot e publikuara nga Hoxha dyshohet se janë anëtarët e një fisi të njohur për vepra të rënda kriminale në Shkodër.

Postimi i plotë

Zbatoni rreptesisht keshillat e Kryeministrit dhe Keshillit Teknik te Eksperteve anti-covid19!!!
Mbani maska mbrojtese ne fytyre gjate levizjes ne qytet.
Lani vazhdimisht duart me sapun, per me shume se 20 sekonda.
Perdorni dizifektante per duart, pas cdo kontakti fizik.
Pasi ktheheni ne shtepi, zhvishni teshat dhe kepucet, lahini mire, pasi virusi vendoset ne siperfaqe te tyre.
Respektoni distancimin fizik..
Veproni me moton, “FRIKE JO, KUJDES PO”…

Ore, po une kam nja 5 vite, qe i kam ne arkive keto fotot.
Keta “cunat”, i paskan ditur me kohe, keshillat anti-covid19..
Paskan mbajtur maska ne fytyre.
I lanin duart mire e mire, per me shume se 1 minute, pas perdorimit te armeve, madje me lende dizifektuese te posacme, per te fshire gjurmet e barutit.
Menjehere pas atentatit, i zhvishnin teshat dhe kepucet, i digjnin ose i lanin per te fshire mbetjet e barutit, apo gjurmet e gjakut.
Madje vepronin dhe me moton, “FRIKE JO, KUJDES PO”
🤪🤪🤪


Shtuar më 15/05/2020, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori