Një vajzë e
mitur është zhdukur
papritur në Lipjan të Kosovës.
Sipas policisë, rastin e ka raportuar babai i saj i cili ka thënë se
vajza doli nga
shtëpia dhe nuk u kthe më.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se
vajza e tij e moshës së
mitur është larguar nga
shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në njoftim.
Rastet e zhdukjeve kohëve të fundit janë shpeshtuar në Kosovë.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 09:30