Zhduket 13-vjeçarja në Vlorë, babai mes lotësh tregon telefonatën e fundit
Një familje në Vlorë është shqetësuar së tepërmi pasi vajza e
tyre e mitur është larguar nga banesa e saj në Vlorë duke humbur kontaktet me familjarët tre ditë më parë.

Babai i saj në një deklaratë për mediat bën apel që të ndihmojnë në gjetjen e vajzës së tij 13 vjeccare.

Me lot në sy, ai thotë se për herë të fundit vajza është parë në një hotel në Lushnje ku është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Babai shprehet se vajza ka bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk di detaje të tjera për zhdukje e saj.
Shtuar më 08/08/2020, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori