Zgjidhet ngërçi i godinës ku do të vendosen organet më të rëndësishme të drejtësisë
Më në fund zgjidhet edhe ngërçi i godinës ku do të vendosen institucionet me të rëndësishme të drejtësisë. RTV ORA mëson se Qeveria Shqiptare i ka blerë nga Dhoma Kombëtare të Avokatisë ambientet e programuara për Shkollën e Avokatëve.

Mësohet se godina është blerë për 11 milionë euro ndërsa Dhomës Kombëtare të Avokatëve u është dhënë një tjetër shesh për të ndërtuar ambientet e reja për të ndërtuar shkollën.

Në këto ambiente, të cilat ndodhen pranë ish Fushës së Aviacionit do të zhvendosen tre nga institucionet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Shkolla e Magjistraturës, dhe Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Deri tani Këshilli i Lartë i Prokurorisë është sistemuar në disa ambiente të vëne në dispozicion nga prokuroria e përgjithshme ndërsa mbledhjet zhvillohen në ambientet e ish-KLD-së.

Nga ana tjetër këshilli i lartë gjyqësor vazhdon të përdorë ambientet e ish KLD-së pranë ministrisë së Drejtësisë. Shkolla e magjistraturës me vendim qeveria largohet prej andej ndërsa ambientet e saj i kalojnë fakultetit të inxhinieri minierave.

Godina, e cila ndodhet pranë fushës së Aviacionit është ende e papërfunduar, por mësohet se brenda muajit shtator ato do të jene gati. Këto ambientet janë tepër luksoze ndërsa godina është ndërtuar në një sipërfaqe të madhe.

Janë afërsisht 25 mijë metra katror truall që u dha Dhomës Kombëtarë të Avokatisë nga qeveria Berisha në vitin 2013.
Shtuar më 23/06/2019, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori