Zgjidhet kryesia e re e PS, Islami dhe Harasani jashtë
Ka përfunduar gjatë mbërmjës së kaluar përzgjedhja e re e kryesisë së re të Asamblesë së Partisë Socialistë. Në krye të kësaj kryesie është rizgjedhur sërish Gramoz Ruçi i cili mori 190 vota si kryetar i Asamblesë Kombëtare, në garën pa rival, ndërsa 177 vota ai mori si anëtar i kryesisë.

Në listën e kandidatëve që u propozuan nga Rama që në fillim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare u vu re mungesa e Kastriot Islamit dhe e Andis Harasanit, ashtu siç pritej, pas marrëdhënieve të përkeqësuara që pas zgjedhjeve të vitit 2009. Por, në këtë listë ishin dhe rezultuan fitues dy prej më kritikëve, Ben Blushi dhe Arben Malaj.


Në kryesi, megjithëse, Rama tha se kishte zgjedhur njerëz me kontribute nuk rezultuan të jenë emra që kanë qenë aktivë në Parlament dhe jashtë tij, përgjatë gjithë kësaj kohe, si Taulant Balla, ndërkohë që disa nga emrat e propozuar prej Ramës nuk kanë ndonjë kontribut të shquar në PS. I dyti më i votuar në kryesi rezulton të jetë nënkryetari i grupit parlamentar, Erion Braçe, i ndjekur nga Mimi Kodheli, e cila ishte më e votuara ndër anëtaret gra. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2011, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori