“Turp që zgjerimi i BE-së po ecën ngadalë”, kryeministri hungarez komplimenton Ramën: Politikan autentik

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ndodhet sot në Tiranë.

Orban është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu shqiptar, Edi Rama. Pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe mes dy vendeve, dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp.

Orban u shpreh i lumtur për vizitën në Shqipëri, duke thënë se Shqipëria dhe Hungaria kanë marrëdhënie shumë të mira për shkak të kaluarës së njëjtë.

Teksa foli për standartet globale, Orban tha se është i lumtur që sheh një politikan autentik, duke iu referuar sigurisht kryeministrit, Edi Rama.

Gjithashtu Orban tha se Hungaria mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa tha se është turp që procesi për zgjerimin e BE po ecën me ritme të ngadalta.

Orban: Kam ardhur gjithmonë me shumë dëshirë në Shqipëri. Të paktën kam qenë këtu 12 herë. Mes nesh nuk ka vetëm marrëdhënie diplomatike, mes nesh ka lidhje më të thellë, që ka rrënjët në vuajtjet e përbashkëta që kemi pasur. Edhe ne kemi pasur sistem komunist për 40 vite. Jam shumë i gëzuar që jam këtu. Për fat të keq bota po shkon drejt një standardizimi global, hamburger, telefona, për fat të keq po aplikohet edhe në politikë. Jam shumë i kënaqur që shoh një person autentik. Kemi rindarje ekonomike të rëndë që po ndikon Evropën e sotme.
E turpshme se sa avash po ecën zgjerimi i Bashkimit Europian./albeu.com/ 


Shtuar 16.06.2023 11:30