Zgjerohet RENEA, gjermanët marrin drejtimin e gjysmës së repartit (FOTO LAJM)

Reparti RENEA tashmë do të zgjerohet. Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Brendshme pas një marrveshje të lidhur me policinë Gjermane.

Neës 24 raporton se përvec një këshilltari gjerman që do të merret me çështjet strategjike dhe një oficer gjerman ndërlidhës ndihma gjermane për policinë shqiptare do të jetë më e madhe.

Brenda repartit RENEA prej rreth 120 efektivësh do të ndërtohet edhe një njësi tjetër e veçantë e drejtuar prej oficerëve gjermanë të cilët do të japin eksperiencën e tyre si në teknologji ashtu edhe në stërvitje.

Kjo njësi pritet të inagurohet javën e ardhshme nga Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Reparti i Neutralizimit të Elementit të Armatosur, shkurt RENEA, janë forcat më elitare te Policisë së Shtetit dhe ka në vetvete punonjësit e policisë më të përgatitur. Reparti është i përbërë nga ndërhyrës, snajper, alpinistë, zhytës, një njësi e vogël Kinofile dhe Logjistike. Kjo njësi e re pritet që të rrisë Rolin e RENEA-s dhe ta aftësojë më tepër këtë repart elitë në ndërhyrjet ndaj elementëve të rrezikshëm kriminalë.

Shtuar më 25/10/2018, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori