Zgjerohet koalicioni opozitar/ Galdini: Rama tërhoqi muskulin në Kavajë
Në një prononcim për mediat, Basha tha se koalicioni opozitar i drejtuar nga Partia Demokratike po zgjerohet dhe ka ftuar partitë e grupet e tjera që dëshirojnë ti bashkohen opozitës. Por koalicioni opozitar është zgjeruar edhe më një parti të re, Partia për Liri Demokraci dhe Etikë (LDE), drejtuar nga Arian Galdini.

"Sot kam mirëpritur z.Arian Galdini dhe delegacionin që e shoqëron dhe kemi arritur marrëveshjen për bashkëpunimin si pjesë e koalicionit opozitar. Koalicioni opozitar zgjerohet me një forcë të re politike. Modeli ynë qëndron në kontrast të thellë të kundërshtarit tonë. Demokracia duhet të ketë fytyrën engjëllore të rinisë shqiptare. Ndaj unë jam përkushtuar për 35% kuotë të rinisë në PD dhe jam përkushtuar t’i japim shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. PD nuk paragjykon askënd që dëshiron të bashkohet në përballje me të keqen".

Nga ana tjeter, kreu i LDE, Arian Galdini, sqaroi edhe përse ka mbiemër tjetër dhe theksoi se shenjat e gishtërinjve në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit i ka dorëzuar tek PD, ambasada amerikane dhe ambasada angleze ku ka marrë edhe viza.

“Vendosëm ta lëmë Ramën edhe një javë pushim sepse pati tërheqje muskuli në Kavajë. Unë jam Arian Saliaj, kam lindur në Lushnje, mbiemrin e kam ndryshuar në Galdini dhe e gjitha kjo çështje s’ka të bëjë. Ndryshimi i emrit tim ka të bëjë me besimin tim”, u shpreh Galdini. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori