Zgjerimi i rrugëve, Bashkia e Tiranës nis punën në rrugën “Abedin Rexha”
Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për rehabilitimin e rrugëve dytësore të cilat lidhen me zonën e ish-Fushës së Aviacionit në kryeqytet, ku gjatë ditës së hënë kane filluar punimet ne rrugën “Abedin Rexha”, rrugë e cila sipas bashkise do ti nenshtrohet zgjerimit.

Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, Rigles Balla gjatë një pronocimi për televizionin News 24, u shpreh se rruga do të jetë e gjërë 6 metra dhe 2 metra trotuare ku është parashikuar përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve si dhe ndricimi në të gjithë këtë rrugë, e cila lidh ish-Fushën e Aviacionit me Unazën e Re. Rruga do të ketë një gjatësi prej 400 metrash, ndërkohë puna për zgjerimin e saj ka gjetur dhe mbështjen e banorëve përreth. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2011, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori