Zgjedhjet, nënshkruhet Deklarata e partive
Pëlqej
Në një ceremoni të organizuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, udhëheqësit e partive politike kanë nënshkruar “Deklaratën e përbashkët të partive politike dhe subjekteve elektorale lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit 2010”.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë gur themeltar i demokracisë. Partitë politike dhe subjektet e tjera elektorale të Republikës së Kosovës pajtohen për respektimin e deklaratës së përbashkët, lidhur me zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor 2010. Kjo deklaratë nuk e zëvendëson asnjë rregull ekzistuese dhe në asnjë mënyrë nuk e shfuqizon ligjin në fuqi për zgjedhjet. Partitë, anëtarët dhe kandidatët e tyre solemnisht marrin përsipër dhe i premtojnë njëri-tjetrit dhe popullit të Kosovës se do t’i përmbahen dhe do ta promovojnë aktivisht këtë deklaratë dhe rregullat e përcaktuar me ligj”, thuhet në preambulën e Deklaratës.

Duke folur në këtë ceremoni, Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi fillimisht përshëndeti kryetarët e partive politike në Kosovë, përfaqësuesit e subjekteve politike të regjistruara në Komisionin Qendror Zgjedhor, si dhe ambasadorët Dell e Werner, të pranishëm në ceremoni.
Shtuar më 15/11/2010, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori