Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës është çështja e ditës në mbarë botë. Kush do të jetë presidenti i radhës në SHBA, Donald
Trump apo Joe Biden?
Madje edhe emisioni “Shqipëria Live” në Top Channel u nis pikërisht me votimet në SHBA. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Amerika ishte këngëtari i njohur shqiptar, Frederik Ndoci, i cili zbuloi publikisht se për kë ka votuar.
Në fakt u kuptua menjëherë, pasi u shfaq me një maskë ku shkruhej emri i Donald
Trump, i cili për të tha se është “një nga presidentët më të mirë në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës”.
“Është një ndër meshkujt më të plotësuar në botë”, tha ai.
Ndërkohë për Biden tha se është njeri i korruptuar si dhe nuk la pa përmendur djalin e tij, i cili prej disa kohësh është në qendër të vëmendjes së mediave të huaja për shkak jetën e tij.
Shtuar më 04/11/2020,
ora 13:18