Zgjedhjet në Rusi, exit-pollet e para i japin "fronin" Putinit
Vladimir Putin ka fituar zgjedhjet presidenciale ruse, sipas exit polleve të para. Ndërsa zyrtarët kanë raportuar një pjesëmarrje të fortë, kundërshtarët politikë të Putinit pretendojnë se ka pasur shkelje të shumta zgjedhore.

Rusët votuan të dielën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, me presidentin e tanishëm Vladimir Putin që parashikoi të mundte shtatë kandidatët e tjerë në garë për të siguruar një mandat të katërt gjashtëvjeçar në Kremlin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Rusisë tha se pjesëmarrja ishte 51.9 për qind e gati 111 milionë rusëve.

Videot e publikuara së fundmi në mediat botërore kanë zbuluar se si bëhet vjedhje votash në mënyrë që Presidenti rus Vladimir Putin të vazhdojë të drejtojë vendin.

Në një qytezë në periferi të Moskës, Lyubersty, shihet një kuti e mbushur me vota të vendoset në dhomën e votimit gjatë ditës së zgjedhjeve, shkruan Daily Mail.

Më vonë, një tjetër zyrtar vendos më shumë fletë votimi në një kuti, dhe të gjithë këto janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

Në një tjetër video nga qyteza e Dagestanit, një burrë shihet teksa mbush kutinë e votimit me fletë të plotësuara teksa një zyrtare femër e zgjedhjeve bën roje.

Këto raste ngrenë pyetjen në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve teksa Putin drejtohet i sigurtë për në mandatin e katërt në Kremlin.

Rusia voton mes presioneve, Putin i sigurt për mandatin e 4 si President, por ja pikëpyetja e vetme deri tani

Vladimir Putin dukej mëse i bindur kur po hidhte votën e tij në kuti, teksa sot vendi është në zgjedhje për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Rusisë.

Putin është i sigurt se do t’i fitojë zgjedhjet e së dielës, e për këtë nuk ka dyshime edhe mes votuesve.

Por megjithëse fitorja e Putinit nuk vihet aspak në dyshim, e vetmja pyetje që ngrihet është nëse votuesit do të dalin në numër të madh për t’i dhënë atij një mandat bindës për mandatin e katërt, pasi shumë rusë po përballen me presion të madh për ta bërë këtë.

Autoritetet ruse kanë shpenzuar fonde të mëdha për të siguruar se Putin do të marrë sot një mandat të fortë për gjashtë vitet e ardhshme në detyrë.

Duke hedhur votën e tij në Moskë, Putin tha se ai do ta konsideronte çdo përqindje të votave, një sukses.

“Programi që unë propozoj për vendin është e drejta,” tha ai.

Vëzhguesit e zgjedhjeve raportuan parregullsi në qendrat e votimit në të gjithë Rusinë, megjithëse autoritetet zyrtare zgjedhore kishin urdhra për të siguruar votimin e lirë dhe të drejtë pasi shkeljet e parregullsitë dëmtuan zgjedhjet e fundit të Putinit në vitin 2012.

Në atë kohë Putin u përball me një lëvizje të rëndë opozitare, por që atëherë ai ka rritur popullaritetin e tij falë veprimeve ruse në Ukrainë dhe Siri, raporton “Daily Mail”.

Tani, ai përballet me shtatë sfidues, por asnjëri nuk përbën kërcënim serioz për sundimin e tij.

Rusia sot në zgjedhje, votohet për Presidentin. Putin kërkon mandatin e katërt

Rusia voton sot në zgjedhjet presidenciale, e Vladimir Putin kërkon mandatin e tij të katërt në këtë post. Qendrat e votimit janë hapur që në mëngjes dhe rezultatet e para pritet që të shpallen pasditen e së dielës.

putinVladimir Putin është udhëheqësi dominant i Rusisë që nga viti 1999, si President ose si Kryeministër. Ai po shpreson për një mandat 6-vjeçar dhe përballë ka 7 kandidatë të tjerë.

Por, opozitari kryesor i Putinit, Alexei Navalny, nuk është lejuar që të marrë pjesë në këto zgjedhje presidenciale për një dënim për mashtrim, për të cilin Navalny thotë se është i motivuar politikisht.
Shtuar më 18/03/2018, ora 19:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori