Zgjedhjet në Rahovec, KQZ: LDK 28.3%, PDK 26.9%
Pëlqej
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar mbrëmë vonë rezultatet paraprake të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit, sipas të cilave kandidati i LDK-së Ibrahim Kryeziu kryeson me 5211 vota ose 28.3 për qind, para Xhelal Canzibes nga PDK me 4952 ose 26.9 për qind, bëjnë të ditur mediat kosovare.

Pas renditen kandidati i AAK-së, Smajl Latifi i cili ka marre 4740 vota ose 25.8 për qind, dhe Rexhep Oruqi i AKR-së 3021 ose 16.4 për qind, Luljeta Kadiri e LDD 473 vota ose 2.6 për qind.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka informoi mbrëmë se në zgjedhjet për kryetar të Rahovecit kanë votuar 40.51 për qind e qytetarëve nga gjithsej 49 272 qytetarë me të drejtë vote.

Sipas drejtuesve të KQZ-së procesi zgjedhor në Rahovec ka kaluar pa ndonjë parregullsi që do të dëmtonte imazhin e këtij procesi, ndersa shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas dy ditësh, pas numërimit të votave me kusht.
Shtuar më 22/11/2010, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori