Zgjedhjet ne Maqedoninë e Veriut në vëzhgim të mprehtë, 15 media të huaja gati për monitorim
Ndërkohë që kanë filluar të hidhen votat e para në kuti, kujtojmë se këto zgjedhje po monitorohen nga ekipet e gazetarëve nga pesëmbëdhjetë mediahuaja.

Këto media, do të kenë 57 gazetarë në terren, të cilët kanë marrë akreditime nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Ekipi më i madh nga 18 gazetarë dërgohet nga Al Jazeera Ballkan, ndërsa ekipet të gazetarëve do të kenë edhe Reuters, AFP, Zëri i Amerikës, Associated Press, televizioni kombëtar grek ERT, dhe agjencia e lajmeve ANA-MPA. News247, ARD gjermane, Agjencia e Shtypit Evropian – EPA, Radio dhe Televizioni Turk, Agjencia Anatolia, Euro Neës Albania, Radio Televizioni i Kosovës, BBC Serbia dhe Al Jazeera në anglisht.

Ndërkohë, media të tjera të huaja do të raportojnë për zgjedhjet përmes korrespodentëve të tyre në vend.
Shtuar më 15/07/2020, ora 09:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori