Pamje apokaliptike nga Turqia, si u ça toka nga tërmeti i fuqishëm (VIDEO)

Tërmeti në Turqi e Siri është një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore që bota ka përjetuar dedadat e fundit, ku deri më tani mbi 21 mijë persona kanë humbur jetën.

Ndërsa kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë, larg qytetit dhe vendbanimeve, ka pamje të tjera apokaliptike.

Media turke HRH Haber ka publikuar pamjet të frikshme të një parcele me ullinj, ku duket toka e çarë nga lëkundjet e tërmetit.

Pamjet që shihni më poshtë janë nga fshati Tepehan të Hatay, një nga qytetet e goditura më fort nga tërmeti./albeu.com

 


Shtuar 10.02.2023 16:54