ZGJEDHJET/ LSI: Jemi dakord me raportin e OSBE/ODIHR
Para disa minutash publiku shqiptar u njoh me raportin paraprak të OSBE/ODHIR lidhur me zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Për këtë ka dalë në një konfencë për shtyp edhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

"Ne e vlerësojmë një raport të tillë, edhe të gjitha faktet e paraqitura në të, pasi këto fakte dhe konstatimet ishin shumë të rënda dhe jepnin një përgjigje shumë të qartë farsës elektorale dhe votimeve një partiake të zhvilluara në Shqipëri" tha Vasili.

Sipas Vasilit, ky raport konfirmon qartë, e zeza në të bardhë, që zgjedhësit shqiptarë nuk patën mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve të mundshme politike dhe në pjesën më të madhe u bë një garë pa kundërshtar. Ky është një konkluzion madhor pra zgjedhjet ishin monopartiake dhe qytetarët nuk patën asnjë mundësi zgjedhje.

Së dyti, Vasili thotë se Raporti i jep përgjigje njëherë e përgjithmonë paligjshmërisë së këtyre zgjedhjeve, pra nga konstatimet e raportit të OSBE/ODHIR-it kemi të bëjmë me zgjedhje të paligjshme, sepse OSBE/ODHIR-i përkundrejt marifeteve dhe blerjes së vendimeve përkatëse që nga KQZ e kapur komuniste e deri te Kolegji Zgjedhor të cilët u përpoqën të justifikonin dhe të jepnin pamje të ligjshme këtyre zgjedhjeve.

Raporti i OSBE/ODIHR thotë qartë, po e lexoj e zeza mbi të bardhë: "Gjërat u bënë më komplekse akoma për sa i takon pas daljes së dy dekreteve të Presidentit të njëpasnjëshme, më 10 dhe 27 qershor, pasi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, thotë raporti, ku e para, pra Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit të Republikës."

Vasili e vë theksin te Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, i vetmi organ ishte Gjykata Kushtetuese dhe këtë organ, organizata socialiste në qeveri, në KQZ dhe kudo e zëvendësoi me kolegje zgjedhore, me KQZ e gjithë çfarë, duke dhunuar Kushtetutën dhe duke çuar shqiptarët në zgjedhje totalisht të paligjshme, në tërësinë e tyre të paligjshme, antikushtetuese dhe në funksion të skenarit një partiak.

E treta, sipas Vasilit tepër e rëndësishme, misioni konstaton që vendimet e KQZ-së, i quajtur ndryshe organizata socialiste në KQZ, kanë qenë vendime të cilat janë marrë në mënyrë arbitrare dhe sipas urdhrit politik, pasi nuk kanë respektuar as kodin zgjedhor dhe as ligjet përkatëse. Dhe qartësisht raporti thotë: “KQZ e interpretoi në mënyrë krijuese/kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj. Pra KQZ certifikohet si koka e problemit, kryemanipuluesja, shkelësja e ligjit dhe veprimi i saj ka qenë i induktuar dhe i imponuar dhe i drejtuar nga urdhri politik dhe asnjëherë nga ligji.

Njëherazi duhet pohuar se ka dhe një konstatim tjetër shumë të rëndë. Që zgjedhjet u udhëhoqën nga Kryeministri dhe Rilindja nëpërmjet organizatës socialiste në KQZ, për të zhvilluar zgjedhje në kontroll të plotë për ti vjedhur e mbushur kutitë si deshën dhe për të bërë çdo manipulim. Ku bazohet kjo? Vetë raporti i OSBE/ODHIR-it i cili i vë vulën dhe këtij dimensioni dhe që paralajmërojnë faktin që zgjedhjet ishin të njëanshme dhe të vjedhura e plaçkitura e kutitë që ju i shikoni plot sepse është cenuar ekuilibri politik i parashikuar me ligj, brenda për brenda administratës zgjedhore.
Shtuar më 01/07/2019, ora 17:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori