Zgjedhjet e 30 qershorit, reagon Mediu: E vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet e parakoshme
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet të cilat u zhvilluan ditë e sotme.

Mediu shprehet përmes një postimi në “Facebook” se 30 qershori ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Kryetari i Partisë Republikane, thekson se 85% e shqiptarëve refuzuan të merrnin pjesë ne votimet e sotme.

Për Mediun, rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale.

Reagimi

Shqiptarët sot i thanë jo marrëzisë, krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës.

Ky ishte referendumi i shqiptarëve kundër Edi Ramës.

Në mënyrë plebishitare 85% e shqiptarëve refuzuan të keqen, shkatërrimin e pluralizmit, refuzuan talljen dhe përbuzjen e Edi Ramës.

Ky është një moment përgjegjësie dhe reflektimi për opozitën, për t’ju përgjigjur zërit Europian të shqiptarëve.

Nuk mund të jenë në krye të bashkive, kukullat e Edi Ramës, ata që morën pjesë në farsën zgjedhore të PS dhe u refuzuan masivisht nga shqiptarët.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, zgjedhje të lira dhe të ndershme, është tashmë rruga e vetme për të dalë nga kriza ku është përfshirë Shqipëria.
Shtuar më 01/07/2019, ora 00:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori