Zgjedhjet e 25 prillit, Rama takim me drejtuesit e PS-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur këtë të martë drejtuesit politikë të PS në qarqe në takimet e përjavshme.

Drejtuesit politikë si çdo javë do të raportojnë për ecurinë e procesit, takimet, angazhimet dhe çfarë kanë bërë kurse Rama do të vijojë me porositë për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Pas kësaj mbledhje Rama do të presë ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias në kryeministri me të cilin do mbajnë dhe një konferencë për shtyp.


Shtuar më 20/10/2020, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori