Ambasadori i OSBE-së i shkon në zyrë Kryeprokurorit
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka patur sot një takim me kreun e prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të prokurorit të përgjithshëm në takim u diskutua mbi aspekte të rëndësishme, të tilla si roli i prokurorisë në fazën zgjedhore apo në procesin e dekriminalizimit si dhe vlerësimin e kapaciteteve të saj në perspektivën e reformave ligjore në këtë drejtim.

Gjithashtu temë e takimit ishte edhe mbështetja që OSBE ka dhënë dhe po jep për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe projektet në të ardhmen.

Në takim, vijoi më tej njoftimi u diskutua edhe rreth forcimit të kapaciteteve institucionale përmes rritjes së bashkëpunimit mes prokurorisë dhe policisë gjyqësore, objekt i një studimi të kryer nga OSBE. Ky studim, sipas prokurorisë do të pasohet nga një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim implementimin e masave konkrete në këtë drejtim.
Shtuar më 17/02/2020, ora 13:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori