Zëvendësoi Xhafajn, Lleshi tregon si i erdhi propozimi nga Rama
Gjeneral Sandër Lleshi u emërua nga Kryeministri rama nsi mInistër i Brenshëm pas dorëhqejes së Xhafajt.

Vetë Lleshi tha se propozimin për të marrë detyrën e Ministrit të Brendshëm e kishte marrë nga Kryeministri Edi Rama 8 orë para se ai ta bënte publik vendimin.

Propozimi ishte absolutisht krejt i papritur, e kam marrë vesh besoj rreth 8 orë para jush. Nuk kam pasur kurrë ambicie politike, po të kisha pasur do t’i isha bashkuar ndonjë formacioni politik. Propozimi i kryeministrit Rama erdhi krejt i papritur, me të punoj prej 5 vitesh si këshilltar për Sigurinë Kombëtare. Propozimi nuk mund të kundërshtohej për faktin se vinte nga Edi Rama dhe për faktin se jam ushtarak dhe jam mësuar që sfidave të mos u iki”, tha Lleshi në Opinion. /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2018, ora 23:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori