Zjarr në një pallat në plazhin e Durrësit, asfiksohet një person

Foto ilustruese

Një pallat është përfshirë nga flakët në zonën e plazhit të Durrësit pasditen e sotme.

Zjarri ka rënë në katin e dytë të godinës.

Ndërkohë burime nga vendi i ngjarjnes bëjnë me dije se në prej banorëve është dërguar në spital për shkak të asfiksisë, ndërsa banorët e tjerë janë evakuuar.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit. Shkaku i zjarrit mbetet ende i panjohur.
/Albeu.com/


Shtuar 12.01.2023 15:45

Tags: ,