Zëri misterioz nga varrezat tmerron banorët, me zbardhjen e ditës zbulohet gjithçka (FOTO LAJM)
Zërat dhe thirrjet e forta të ardhura nga
varrezat i tmerruan gjatë natës
banorët e lagjes aty pranë në qytetin Aydin të Turqisë.
Ata njoftuan menjëherë policinë pasi për orë të tëra dëgjuan një zë që vinte ngë
varrezat që thërriste për ndihmë.
Fjala u përhap
vesh më
vesh sa që u kthye në një legjendë brenda qytetit me banorë që u mblodhën gjatë orëve të para të mëngjesit për ta dëgjuar edhe ata me
veshët e tyre zërin misterioz që vinte nga
varrezat, raporton Albeu.com.
Ardhja e policisë duket se i dha përgjigje edhe habisë së banorëve. Ata gjetën në një gropë me thellësi 20 metra një të ri, i cili ishte rënë aty ndërkohë që kërkonte një thesar.
Gropa ishte hapur më parë dhe sipër saj ishte vendosur një skarë hekuri për të penguar rënien e njerëzve, por i riu kishte dëgjuar se aty kishin fshehur një thesar dhe gjatë natës kishte hyrë për ta gjetur atë.
Diçka shkoi keq dhe ai ra në gropë duke shkaktuar panik tek
banorët për disa orë me radhë. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2019,
ora 16:04